English

Spiunë rusë e ukrainas në Shqipëri, çfarë ndodhi në uzinën e armëve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia ka njoftuar se 2 rusët dhe ukrainasi që dje kanë tentuar të futen në depon e armatimit në Gramsh duke plagosur dhe dy ushtarë janë arrestuar për spiunazh.

- Advertisement -

Akuzat që rëndojnë mbi ta janë “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”.

Euronews Albania ka ndjekur minutë pas minute ngjarjen e rëndë të shënuar në uzinën e armëve në Gramsh.

Incidenti është shënuar rreth orës 17:40 të së shtunës pasi roja ka vënë re lëvizje të dyshimta rreth objektit.

Menjëherë ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë brenda territorit dhe ka tentuar të bëjë fotografi.

Të dy efektivët kanë zbatuar rregullat ushtarake me qëllim ndalimin e personit, duke i bërë fillimisht thirrje të ndalojë.

Pavarësisht thirrjes së rojës dhe përgjegjësit të ruajtjes së Uzinës, personi ka tentuar të largohet, por falë reagimit të shpejtë të dy efektivëve është bërë ndalimi i tij.

Në këtë moment personi është kundërpërgjigjur duke përdoruar spray neoparalizues ndaj dy ushtarakëve për të shpëtuar, por dy rojet ushtarake kanë bërë ndalimin e tij.

Menjëherë pas njoftimit policia ka bërë shoqërimin e shtetasit rus, Mikhail Zorin 24 vjeç.

Ndërkaq, janë vërejtur edhe dy persona të tjerë jashtë rrethimit të Uzinës, një femër dhe një mashkull që shoqëronin këtë shtetas.

Shërbimet e Policisë  bënë të mundur që në afërsi të kësaj zone të konstatojnë dhe të bllokojnë automjetin tip “Chevrolet”, me të cilin udhëtonin shtetasja ruse Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe dhe një shtetasi ukrainas me inicialet F. A., 25 vjeç.

Ndërkohë që ushtarakët e lënduar kanë marrë ndihmën e parë në urgjencën e Gramshit dhe më pas janë dërguar për në repartin e toksikologjisë në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në Tiranë, për tre të ndaluarit ka filluar marrja në pyetje.

dëshmitë e tyre ata kanë pohuar se janë blogerë, të cilët reklamonin kryesisht foto dhe video të ish bazave ushtarake të Bashkimit Sovjetik.

Ata kanë thënë se fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.

Në zbardhjen e kësaj  ngjarje janë angazhuar Departamenti i Policisë Kriminale dhe Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit  dhe po koordinohen veprimet me Shtabin e Përgjithshëm të  Forcave të Armatosura.

Të ndodhur në terren gazetarët e Euronews Albania kanë kontaktuar edhe me banorët që kanë qenë të pranishëm në momentin e përplasjeve të ruseve me ushtarët shqiptarë.

Në orët e vona të mbrëmjes të së shtunës, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama, i cili duke i uruar shërim të shpejtë dy ushtarëve të lënduar, e ka cilësuar ngjarjen si të dyshuar për spiunazh.

E ndërsa orët kalonin, grupi hetimor që po merret me ngjarjen e Gramshit ka arritur të zbardhë edhe disa të dhëna mbi tre të ndaluarit.

Dy shtetasit rusë dhe ukrainasi të cilët u përfshinë në incidentin në uzinën ushtarake në Gramsh, kanë hyrë në Shqipëri 3 javë më parë.

Burim për Euronews Albania bëjnë me dije se një prej tyre, drejtuesi i automjetit tip ‘Chevrolet’ ka hyrë nga porti i Durrësit, ndërsa dy të tjerët nga aeroporti i Rinasit.

Dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një ukrainas janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh.

Në dëshminë e tyre, ata kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.

Euronews Albania ka siguruar video të automjetit luksoz, me të cilët ata shkuan në uzinën ushtarake në Gramsh mbrëmjen e së shtunës.

Automjeti tip “Chevrolet” është filmuar nga banorë të zonës, para se të ndodhte incidenti në uzinë.

Një automjet tepër i kushtueshëm, çmimi fillestar i të cilit shkon në 60 mijë euro. Prej disa ditësh, banorët kishin parë lëvizje të këtyre shtetasve të huaj.

Gjatë paradites të së dielës, gjendja e dy ushtarëve të lënduar është përmirësuar ndjeshëm.

Pas vizitës që u bëri në spital ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, deklaroi se prej kohësh shërbimet inteligjente po vëzhgonin tre të ndaluarit.

Vetëm disa minuta më vonë, një tjetër reagim erdhi nga Twitter. Këtë radhë ishte ambasadorja amerikane, Yuri Kim, e cila pas bisedës që kishte pasur me ministrin Peleshi dhe shefin e shtabit të përgjithshëm Kingji, shprehte mbështetjen për hetimet ndaj kësaj ngjarje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×