Menaxheri i futbollit: Pandemia e COVID-19 nxori në pah problemin e pagave dhe kontratave në Shqipëri

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Përveç bllokimit të aktivitetit futbollistik, pandemia e COVID-19 ka nxjerrë në pah një problematikë tjetër, mosrespektimin e kontratave nga klubet shqiptare.

Franci Bode, menaxher futbolli, i tha gazetares Esmeralda Muja në Euronews Albania se klube të ndryshme kanë pasur probleme me pagesat.

“Duke marrë shkas nga situata e Vllaznisë, ku klubi pretendon se i ka paguar lojtarët deri në fund të janarit e më pas ata kanë pasur vetëm ndihmën ekonomike që u ka mundësuar FSHF-ja, ka futbollistë që u mbaron kontrata më 30 maj, që është një kontratë tipike sezonale, por kur të rinisë kampionati ata do jenë pa kontrata,” – u shpreh Bode teksa kujtoi se FIFA ka kërkuar respektimin e kontratave dhe në mënyrë kategorike që pagat të mos-negociohen.

Menaxheri Bode mori si shembull situatën në Angli, ku shoqatat e futbollistëve dolën në një qëndrim zyrtar kundër shkurtimit të pagave dhe kërkuan respektimin e kontratave.

“Futbollistët mbeten në dilemë, të vazhdojnë kampionatin, apo të mbeten edhe 2 muaj pa paga, sepse në fund ata nuk do të mund të transferohen në ndonjë ekip tjetër pa e përmbyllur këtë sezon,” – u shpreh Bode.

Prej 9 marsit sezoni aktual 2019-2020 është ndërprerë për shkak të COVID-19.

FSHF ka kërkuar rifillimin më 3 qershor, por ende nuk ka një vendim zyrtar që ta lejojë rinisjen.

Shumë klube ndërkohë kanë nisur stërvitjet për të qenë gati, por futbollsitët kanë shfaqur pakënaqësi për shkak të mungesës së pagesave.

Futbollistët nuk u përfshinë në skemën e ndihmës financiare nga qeveria për aktivitetet që u prekën nga mbyllja për shkak të COVID-19.

 

Lexoni gjithashtu:

Vllaznia bojkoton stërvitjen, futbollistët kërkojnë pagat e vonuara, Lici: Mund të shohim kontratat

Superliga përgatitet për nisjen e kampionatit, qeveria ende s’e ka konfirmuar

Ndryshimi i përkohshëm i rregullores, FSHF do të aplikojë sistemin me 5 zëvendësime

FSHF mbledh presidentët e klubeve, vendoset data për rinisjen e kampionatit

Nuk u përfshinë në paketat ekonomike të qeverisë, Sindikata ndihmon futbollistët në nevojë


Etiketimet

Britania eksperimenton javën me 4 ditë punë, pa shkurtim page

Në Mbretërinë e Bashkuar do të testohet mundësia që punonjësit të punojnë një ditë më pak në javë. Punonjësit do të punojnë 32 orë, në vetëm 4...

A do të nominohet filmi ‘Zgjoi’ për Oscars 2022?

Më 27 janar Akademia e Oscars do të fillojë votimin për nominimin e filmave. Në këtë votim merr pjesë edhe Kosova me filmin ‘Zgjoi’. Përzgjedhja e...

6 të vdekur dhe 1562 të reja me COVID-19

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1562 raste të reja me virusin. Infektimet e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER