“Tokio 2020” në përpjekje për të reduktuar ndryshimet klimatike

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Asnjë sport apo aktivitet nuk mund t’i shpëtojë ndikimit të ndryshimeve klimatike. Komiteti i Lojërave Olimpike e ka përqendruar vëmendjen tek organizimi i një eventi që synon të reduktojë sa më shumë ndotjet.

Atletët në Lojërat Olimpike të Tokio 2020 po qëndrojnë në podiume të bëra nga plastika e ricikluar, kanë marrë medalje të përftuara nga riciklimi i pajisjeve elektronike, si dhe kanë fjetur në shtretërit e përbërë nga kartoni.

Projekti “Tokio 2020 Medal Project” në këto Lojëra Olimpike mblodhi 78.985 tonë mbetje të pajisjeve elektronike, për të prodhuar një total prej 30.3 kg ar, 3500 kg argjend dhe 2.200 kg bronz.

“Në Projektin tone të medaljeve ne angazhuam popullsinë e Japonisë që të dhurojë pajisjet e përdorura elektronike në mënyrë që ne të nxjerrim metalet prej tyre dhe pastaj t’i përdorim ato për të bërë medaljet që ne u dhamë atletëve në ceremonitë e ndarjes së çmimeve. Gjithashtu, ne grumbulluam mbetje plastike të ricikluara, ekuivalente me rreth 400.000 shishe të detergjentit të rrobave, si dhe grumbulluam mbeturina plastike të oqeanit për të krijuar rreth 98 podiume”, shprehet Eduardo Martinez, menaxher i komunikimit ndërkombëtar në Tokio.

Rreth 500 automjete përdorin hidrogjenin për të transportuar konkurrentë apo zyrtarë, teksa shumë prej ndërtimeve janë të përkohshme, të bëra prej druri të ricikluar që do të çmontohen pas Lojërave. Organizatorët Shpresojnë se kjo veprimtari do të bëhet një trashëgimi e Lojërave.\

“Ajo që kemi parë është se tani të gjithë janë shumë më të vetëdijshëm për rolin që ata kane  në veprimet klimatike. Unë mendoj se ky është ndryshimi kryesor krahasuar me vitet e mëparshme”, tha Marie Sallois, drejtore e Zhvillimit të Koorporatave dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Kjo nuk është hera e parë që ky event organizohet nën përpjekje të shumta për të  reduktuar emetimet e karbonit dhe ndotjen e mjedisit. Megjithatë, Komiteti Organizues i Tokios vlerësoi se ngjarja mund të prodhojë 2.73 milion ton karbon.

Etiketimet

Burg për 29-vjeçaren që aksidentoi për vdekje një këmbësor dhe plagosi tre të tjerë

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë "Arrest me burg" per 29-vjeçaren, Elinta Garo. Ajo do të qëndrojë në burg për 30 ditë, deri në...

Tensionet Kinë-Tajvan, ishulli reagon me stërvitje ushtarake

Tajvani mbajti një stërvitje ushtarake ditën e enjte, me raketa dhe topa që simuluan një përgjigje ndaj një sulmi eventual kinez. Gjithashtu, autoritetet e ishullit...

Atentati në Vlorë, policia dyshon për vrasës me pagesë

"Nisur nga dinamika e ngjarjes, sesi autorët janë vënë në ndjekje të viktimave, armët që kanë përdorur, mekanizmi, kanë ngritur dyshime të arsyeshme për...

TË FUNDIT

Të përfshirë në një vrasje në 2019-ën, kush ishin dy viktimat e atentatit në Vlorë

Shpati Lena dhe Hakim Xhezo janë viktimat e atentatit të ndodhur paraditen e së enjtes në Panaja të Vlorës. Ata janë emra të njohur për...

Atentat dhe vrasje për motive të dobëta, 4 viktima në më pak se 24 orë

Katër viktima janë regjistruar në më pak se 24 orë në vend, si pasojë e një atentati dhe dy vrasjeve për motive të dobëta Në...

Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?