Reali fitoi “El Clasicon” e dytë sezonal duke kaluar kështu në finale të Superkupës së Spanjës, pasi mposhti 3-2 Barcelonën.
Koha e rregull në rezultat të barabartë 2-2. Reali ishte dy herë në epërsi falë golave të shënuar nga Vinicius dhe Benzema, por skuadra e Xavit arriti që dy herë ta rikthente baraspeshën me golat e Luk De Jong dhe Ansu Fati.
Në shtesën e parë, në minutën e 98-të, ka qenë Valverde që ka realizuar golin që ka vendosur ndeshjen pas një kundërsulmi perfekt të Los Blancos.
Pavarësisht humbjes, trajneri i Barcelonës, Havi Hernandez u shpreh i kënaqur nga paraqitja e ekipit të tij
“Në fund të ditës humbja nuk na lë shije aq te keqe pasi zhvilluam një ndeshje të mirë dhe ishim shumë pranë fitores. Jemi krenare për atë që dhamë në fushë pasi për pjesën më të madhe të ndeshjes arritëm të dominonim Realin. Kemi dy muaj që punojmë dhe jemi në rrugën e duhur”, u shpreh Xavi Hernandez.