Është zhvilluar këtë të shtunë kampionati i 28 i kupës së Republikës, në Tajkondo internacional në pallatin e sportit “Flamurtari”.
Themeluesi i Tajkondos në Shqipëri Bujar Caushi thotë se ky kampionat është i rëndësishëm, pasi fituesi kalon direkt në kampionatin botëror.
“Është kupa e 28 e Republikës dhe të gjithë sportistes kampion nga mosha 15 vjeç mbi brezin e kuq dhe lart , në kategoritë e tyre do të marrin pjesë në kampionatin botëror që do të zhvillohet në fund të korrikut në Holandë”, shprehet Buja Caushi.
Organizatori i kupës së 28 të Republikës, Përparim Kamberi sqaroi se në këtë kampionat marri pjesë 12 ekipe nga i gjithë vendi, duke numëruar 120 sportistë të moshave nga 4-35 vjeç.
“Ka larmi ngjyrash dhe gjeneralitetesh. Ky sport ndikon shumë te personat që e praktikojnë pasi është shumë i vlefshëm për përqendrimin. Ndikon shumë te disiplina e fëmijëve”, tregon ai.
Të rinjtë pjesëmarrës në kampionat flasin për pasionin e tyre për këtë sport dhe aspiratat për të ardhmen.
“Ka qenë një zgjedhje e mirë sepse mëson të mbrohesh, mëson të përballosh dyluftime dhe teknika. Jam brez jeshil, profesioniste do bëhem”, tregon një vajzë nga Vlora.
Tajkondo nisi të praktikohej si sport në vitin 1995 në vendin tonë.