Conference League, Duka: Shqipëria e kaloi provën për kompeticione të tjera

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Finalja e UEFA Conference League, e mbajtur në ‘Air Albania’, e kaloi me sukses provën duke i hapur rrugë kompeticioneve të tilla në të ardhmen.

“Që kur mbaroi ceremonia, kur po shkonim në hotel, filloi një diskutim se mund t’i bëjmë mirë të tilla kompeticione. Momentalisht është e pamundur me kapacitetet e stadiumit. Por për të pasur një finale superkupe apo kampionate europiane të rinjsh, i kemi të gjithë mundësitë. Mund të bëhen në të ardhmen”, tha kreu i FSHF, Armand Duka në një konferencë për mediat.

Duka nuk harroi të falënderojë qeverinë për ndihmën e ofruar. I pyetur për marrëdhënien e tij me kryetarin e bashkisë, Erion Veliaj, kreu i FSHF, tha se kushdo që ka interesa të kundërta, duhet t’i kthejë energjitë në të mirë të futbollit.

“Turbulencat nuk mund t’i fshehim, janë gjëra reale që kanë ndodhur. Asnjë nuk ka ardhur nga ne, ne nuk kemi atakuar dhe nuk do atakojmë askënd. Kërkojmë bashkëpunim, siç kemi bashkëpunuar tani, në këtë finale. Ata që kanë interesa ndryshe apo luftëra personale, i ftoj të mos harxhojnë energji, por t’i kthejnë në energji pozitive për të mirën e futbollit”, u shpreh Duka.

Kryetari Bashkisë Tiranë, në një intervistë për Euronews Albania, e konsideroi këtë raport ‘armëpushim të përkohshëm’. Ai u shpreh se nuk do t’i ndalë kritikat e tij ndaj Dukës.

“Tirana është më e rëndësishme se çdo debat, çdo debat pret nesër. Të garantoj se nuk do të nguroj që t’i vazhdoj betejat e mia. Unë betejën time në Tiranë e bëra dhe e fitova. Do të ishte në nderin e secilit që të bëjë betejat e veta në çdo fushë”, tha Veliaj.

Kreu i bashkisë Tiranë u shpreh se organizimi i finales së Konferencë Ligë nuk do të mund të organizohej në kryeqytet pa rikonstruksionin e stadiumit “Arena Kombëtare” dhe ndërtimin e parkut pranë Liqenit Artificial.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Michel: Nëse RMV-ja pranon propozimin francez, hapen negociatat

Nëse Maqedonia e Veriut pranon propozimin francez për zgjidhjen e kontekstit me Bullgarinë, Konferenca e Parë Ndër Qeveritare do të mbahet në ditët në...

Ylli i basketbollit amerikan e arrestuar në Rusi i kërkon ndihmë Bidenit

Brittney Griner, superylli amerikan i basketbollit, i ka shkruar presidentit amerikan Joe Biden duke iu lutur për ndihmë. Griner është arrestuar në Rusi prej më...

Telekomi i Kosovës humbi rreth 11 mln euro nga keqmenaxhimi

Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca, ka theksuar të martën se nga auditimi i kryer në Telekomin e Kosovës, ka rezultuar se ka...

TË FUNDIT

Separatistët pro rusë thonë se Ukraina ka bombarduar Donetskun

Forcat ukrainase bombarduan qytetin e Donetskut në Donbas të martën, tha përfaqësuesi i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut (DPR), sipas agjencisë shtetërore ruse...

Perla rrëzë alpeve shqiptare, destinacioni që bashkon shqiptarë e të huaj

I shtrirë rrëzë Alpeve Shqiptare, Lumi i Shalës është destinacioni që shumë turistë kërkojnë. Vizitorë të shumtë shqiptarë dhe të huaj mbipopulluan ujërat e kristaltë...