Ish-futbollisti brazilian, Ronaldinjo ka rrëfyer për herë të parë se ishte shumë pranë transferimit te Mançester Junajtid në vitin 2002, një vit para se të shkonte në Barcelonë.
Duke folur për Sport Bible, 42-vjeçari u shpreh se gjatë kohës që aktivizohej në Francë me Paris Saint Germain, pati muindësinë që të nënshkruante me anglezët, por nuk e bëri diçka të tillë.
“Isha shumë pranë transferimit në klubin e Mançester Junajtid. E kisha atë shans dhe isha shumë pranë, por në fund vendosa të nënshkruaja me Barcelonën”, tha ai.
Karriera e Ronaldinjos arriti kulmin në Katalonjë pasi ai shënoi 94 gola në 207 ndeshje dhe ishte padyshim një forcë shtytëse që Barcelona të kthehej në majën e futbollit europian.
LEXONI GJITHASHTU