Presidenti francez, Emmanuel Macron ka pranuar se ka folur me futbollistin e PSG-së, Kylian Mbappe, të cilin e këshilloi që të mos pranonte ofertën e Real Madrid dhe të qëndronte në Francë.
Macron u shpreh se këshilloi Mbappe në mënyrë joformale, teksa shtoi se si president ka përgjegjësi për mbrojtjen e interesave të vendit.
“Unë thjesht e këshillova atë, në një mënyrë krejtësisht joformale, të qëndrojë në Francë. Besoj se është përgjegjësia ime, si president, të mbroj vendin kur kërkohet në një mënyrë joformale dhe miqësore”, deklaroi presidenti francez.
The president of France hooked PSG up with an assist ✍️ pic.twitter.com/SBXJZLzsdR
— B/R Football (@brfootball) June 4, 2022
Mbappe ka nëshkruar një kontratë të re, e cila do ta mbajë në Paris deri në vitin 2025.
Kontrata e tij skadonte në 30 qershor të këtij viti dhe përflitej se mund të kalonte te Real Madrid, por vendosi të qëndrojë te PSG-ja.
LEXONI GJITHASHTU