Kosova ka arritur të mundë Irlandën e Veriut, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Pjesa e parë e luajtur në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, dhuroi tre gola.
Muriqi dhe Bytyqi shënuan për Kosovën, kurse Lavery për Irlandën e Veriut.
Në fillim të pjesës së dytë, Muriqi e çoi rezultatin në 3-2.
Ballard ngushtoi rezultatin 7 minuta para përfundimit të ndeshjes.
Kjo është fitorja e dytë e Kosovës në Ligën e Kombeve, pas asaj me Qipron.
Grupin e saj e kryeson Greqia, e cila ka 3 fitore.