Dy herë kampioni i botës në Formula 1, Fernando Alonso paralajmëroi se do të sulmojë Maks Vershtapen që në nisje të garës, që do të zhvillohet këtë të dielë në Kanada.
Piloti 40-vjeçari spanjoll i skuderisë Alpine, regjistroi kohën e dytë më të mirë gjatë provave të djeshme, çka i mundëson nisjen nga vija e parë në garën e sotme, pas kampionit të botës në fuqi, Verhstapen
Një rezultat, që Alonso e kishte arritur për herë të fundit në vitin 2012 në Çmimin e Madh të Gjermanisë, kur pilotonte një makinë Ferrari, shkruan Sky Sports.
“Do të sulmoj Maksin që në kthesën e parë. Makina ishte fantastike, mendoj se edhe fansat më ndihmuan dhe më dhanë një shtysë”, u shpreh Alonso.
LEXONI GJITHASHTU