Erling Haland u transferua nga Borusia Dortmund te Mançester Sit në merkaton e kësaj vere, për shifrën e 60 milion eurove ku firmosi një kontratë 5-vjeçare.
Megjithëse 20-vjeçari ende nuk ka zhvilluar ndeshjen e tij të parë në “Etihad”, Marca shkruan se skuadra angleze ka vendosur dy klauzola në rast se ai largohet.
Me përmbushjen e disa objektivave sportivë, Haland i krijohet mundësia që nëpërmjet pagesës së një shifre të caktuar të mund të mbyllë marrëveshjen e tij me Mançester Sitin.
Në fund të sezonit të tij të dytë si lojtar i Sitit, ai mund të largohet për shifrën e 200 milionë eurove të paguar në arkat e klubit.
Ndërsa, një vit më vonë, në verën e vitit 2025, ai mund të largohet nga klubi, nëse skuadra që e dëshiron do paguajë 175 milionë euro.
Haland vlerësohet si futbollisti i tretë më i kushtueshëm në botë, me kartonin e tij që vlen 152 milionë euro, pas Kilian Mbapesë (219 milionë) dhe Vinisius (185).
LEXONI GJITHASHTU