English

Stafi i urgjencës në Lezhë refuzoi shpërblimin, Rama: Pagën 1000 euro do ta marrin vetëm ata që janë në vijën e zjarrit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar në lidhje me rastin e qytetit të Lezhës, ku stafi i urgjencës refuzoi shpërblimin prej 5 mijë lekësh pasi pretendonte se duheshin paguar 1 mijë euro.

- Advertisement -

Me një postim në rrjetin social në “Twitter”, shefi i qeverisë thekson se pagën e luftës do ta marrin vetëm ata mjekë dhe infermierë, që aktualisht po shërbejnë në vijën e zjarrit, dhe jo të tjerët që janë në krye të detyrës brenda territorit të tyre.

“Unë e kam thënë shqip që do të paguajmë 1000€ mbi pagën për mjekët e infermierët në Vijën e Zjarrit! Kush ka ngatërruar vijën e zjarrit në spitalet Covid e në autoambulanca, me detyrën e bluzës së bardhë në territor, duhet të kthjellohet e të mos turpërojë bluzën e bardhë”, shkruan Rama.

Ai shprehet më tej se kush nxit kërkesa të tilla për shpërblime pa asnjë sens tenton të aplikojë skema, të cilat sipas tij, i shërbejnë vetëm qëllimeve të mbrapshta politike.

“Kush i nxit nga jashtë kërkesat për shpërblime pa asnjë sens bën politikën e mbrapshtë që ka bërë gjithnjë dhe do ndëshkohet nga populli, kush nga brenda bëhet mashë politike cenon misionin e shenjtë e moralin e bluzave të bardha në këtë luftë dhe nuk do të justifikohet në vijim!”, thekson ai.

Stafi i urgjencës së qytetit të Lezhës i ka dërguar një peticion ministrisë së Shëndetësisë, ku i kërkon kësaj të fundit të përfshihen në listën e atyre mjekëve që përfitojnë pagën 1000 euro me arsyetimin se kanë trajtuar qytetarë të prekur me COVID-19.

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?