English

Starmer: Herët apo vonë, Rusisë do t’i duhet të angazhohet në armëpushim

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri britanik Keir Starmer inkurajoi homologët e tij të vazhdojnë përpjekjet për një armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës. Komentet e tij u bënë gjatë një takimi virtual të mbajtur nëpërmjet internetit të shtunën, me qëllimin për t’i dhënë fund luftimeve mes dy vendeve.

- Advertisement -

Kryeministri britanik tha gjatë takimit ku merrnin pjesë përgjithësisht udhëheqës evropianë se “herët apo vonë” Rusisë do t’i duhet të angazhohet në bisedime për të arritur një armëpushim për konfliktin në vitin e tretë.

Në takim pati pjesëmarrje nga udhëheqës përgjithësisht evropianë, si dhe ata nga Australia, Zelanda e Re dhe Kanadaja, por jo nga Shtetet e Bashkuara.

“Herët apo vonë, atij do t’i duhet të vijë në tavolinë”, tha zoti Starmer, duke iu referuar Presidentit rus Vladimir Putin, vendi i të cilit sulmoi Ukrainën më 24 shkurt 2022.

Më erët, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump i bëri thirrje Moskës të pranojë një marrëveshje armëpushimi për të cilën ranë dakort delegacionet amerikane dhe ukrainase të mbledhura në Arabinë Saudite.

Presidenti rus Putin tha se është dakort në parim me armëpushimin, por se Rusia ka ende disa kushte dhe pikëpyetje, të cilat duhet të trajtohen përpara se të pranohet marrëveshja.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?