English

“Sterilizimi”, shtyhet seanca paraprake ndaj Ilir Beqajt dhe të pandehurve të tjerë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në Gjykatën e Posaçme është shtyrë serish seanca paraprake për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja dhe të pandehurit e tjerë për çështjen e “Sterilizimit”.

- Advertisement -

Mësohet se shkak për shtyrjen është bërë mungesa e një prej avokatëve.

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për koncesionin e sterilizimit dhe ka dërguar për gjykim ish-ministrin Beqaj.

Ish-ministri akuzohet për veprën penale shpërdorimi i detyrës, ndërsa do të jetë në bankën e të akuzuarve së bashku me ish-zëvendësin, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj që mori kontratën.

SPAK ka dërguar për gjykim edhe 6-ish zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të tenderit të sterilizimit.

Hetimet për koncesionin e sterilizimit janë kryer nga prokurorët Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi, ndërsa SPAK akuzon për shkelje me vlerë 100 milionë euro.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?