English

Stërvitja më e madhe e forcave detare. Zyrtarët: Ja mesazhi që i dërgohet Kinës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shtetet e Bashkuara dhe 28 vende të tjera partnere filluan këtë javë stërvitjen më të madhe luftarake detare në botë pranë brigjeve të Havait.

- Advertisement -

Zëri i Amerikës shkruan se  sipas analistëve stërvitja në zonën gjeografike që njihet si “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”, ofron një mundësi për vendet partnere që të punojnë së bashku ndërsa i dërgojnë Kinës një mesazh të fortë parandalues.

Dyzet anije, mbi 150 avionë, tre nëndetëse dhe 25 mijë trupa po marrin pjesë në stërvitjen detare të këtij viti në Oqeanin Paqësor që njihet si RIMPAC.

Forcat detare të vendeve të ndryshme të botës po praktikojnë një gamë të gjerë misionesh, që nga reagimi ndaj fatkeqësive natyrore e deri tek aftësitë e nevojshme në luftë.

Kina nuk është ftuar, pasi siç thonë analistët, mirëpritja e ngrohtë që i bëri stërvitja RIMPAC Pekinit rreth një dekadë më parë dështoi.

 “Kina u ftua të merrte pjesë në stërvitje. Por Kina përfitoi nga rasti dhe goditi pas shpine Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, duke e shfrytëzuar rastin si mundësi për të mbledhur të dhëna zbulimi dhe duke u përpjekur që të ketë ndikim më të madh, diçka e papranueshme”u shpreh nje nga ekspertet

Zyrtarët thonë se stërvitja e përbashkët ushtarake i dërgon një mesazh të fortë Kinës që ta ndalojë ngacmimin e fqinjëve të saj.

Këtë vit,  shkruan Zëri i  Amerikës vendet që marrin pjesë në stërvitjen RIMPAC do të praktikojnë në goditjen e një anije të vjetër amerikane, të dalë nga funksioni, një shans i rrallë për të mësuar se sa të fuqishme janë armët e tyre për të fundosur një kundërshtar të madh në det të hapur. Stërvitja do të vazhdojë deri në fillim të gushtit.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?