Për herë të parë regjimenti i këmbësorisë së Jugut ka zhvilluar një stërvitje malore në kushte të vështira atmosferike në “Kulet e Gjergjevicës” në Voskopojë.
Kolonel Gëzim Marku tha se ky regjiment ka në përbërje dy nën-reparte me trupa speciale të deklarura të gatshme, njëri pjesë e NATO dhe tjetri i BE.
“Ne jemi të vendosur në Voskopojë për të zhvilluar stërvitje 72 oreshe. Është hera e parë që zhvillon nje stërvitje në këtë rajon”,-tha Gëzim Marku, komandant i regjimentit tw jugut.
“Në fakt u realizua në këtë rajon për të gjetur dëborë por prap qenë kushte të vështira atmosferike për shkak të shiut por e kjo na shërben për t’u kalitur. Ne kemi dy nën-reparte për gatishmëri në NATO. Një nga qëllimet e kësaj stërvitje ishte testimi i këtyre nënreparte të gatshme të NATO”,shtoi ai
Sonja Bako prej një viti i është bashkuar forcave të armatosura. Stërvitja e Voskopojës për të ishte e vështirë për shkak të kushteve atmosferike.
“Unë jam Sonja Bako, jam ushtarë e parë në regjimentin e këmbësorisë se Jugut. Forcave të armatosura i jam bashkuar në vitin 2023, e kisha pasion për të qenë pjesë. Ka qenë eksperiencë shumë e bukur, ka patur shumë stërvitje dhe kemi mësuar shumë. Kishte vështirësitë e saj për shkak të motit dhe kushteve atmosferike por pjesa tjetër ishte e përballueshme”,-tha Sonja Bako.
Regjimenti i jugut ka përfunduar stërvitjen e planifikuar 3 ditore në juglindje të vendit ndërkohë që stërvitje të tjera janë planifikuar gjatë këtij viti.
LEXONI GJITHASHTU:
- RMV përkujton 2-vjetorin e luftës në Ukrainë, Pendarovski: Një kauzë e drejtë
- Zelensky shkarkoi komandantin e ushtrisë ukrainase, Klitschko thirrje për shpjegim