Adoleshentët në shkollat e Mbretërisë së Bashkuar kanë nisur të praktikojnë një mënyrë të re të përshëndeturi, që është praktikuar në të gjithë botën si masë për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.
Nxënësi e shkollës “St Christopher” në qytetin Hove janë filmuar duke praktikuar atë që në rrjetet sociale ka nisur të quhet “Wuhan shake”.
“Po marrim në konsideratë mënyrat se si mund të përshëndesim miqtë, mësuesit dhe të rriturit pa u dhënë dorë dhe rrezikuar të përhapim virusin”, thotë drejtori i marketingut dhe komunikimit në shkollën, Chris Hold duke folur për “Reuters”.
Një masë e tillë vjen në një kohë kur rastet me coronavirus në Britani janë rritur nga 51 në 85 persona të infektuar, duke shënuar ditën me rritjen më të madhe të përhapjes që prej zbulimit të rastit të parë në këtë vend.
People in China found another way to greet since they can’t shake hands.
The Wuhan Shake.
I love how people can adapt and keep a sense of humor about stressful situations. pic.twitter.com/P8MSfOdJ2H
— •*¨*•.¸¸✯*・?Ꮙ?•*¨*•.¸¸✯*¨ (@V_actually) February 29, 2020