English

Stoltenberg: Jemi në Ballkan të sigurojmë paqen, Kosova dhe Serbia të përmbahen

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të vetëpërmbahen nga veprimet që mund të sjellin rritjen e tensioneve mes dy vendeve.

- Advertisement -

Shefi i NATO-s e bëri deklaratën gjatë një konference për mediat në Bruksel, në prag të nisjes së takimit të ministrave të Mbrojtjes të shteteve të NATO-s, që mbahet më 14 shkurt

Stoltenberg nënvizoi në fjalën e tij se rruga e vetme për Kosovën dhe Serbinë është dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe apeloi ndaj palëve që të angazhohen me mirëbesim në bisedime.

“Kemi parë rritje të tensioneve në Kosovë dhe pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor muajt e fundit. Mesazhi im është që të gjitha palët duhet të përmbahen nga gjuha inflamatore dhe nga veprimet që mund të eskalojnë tutje tensionet në rajon. Kur vjen puna për Kosovën, rruga përpara është dialogu i lehtësuar nga BE-ja, dhe inkurajoj Prishtinën dhe Beogradin që të angazhohen në mirëbesim në dialog”, ka thënë Stoltenberg, raporton Express.

Gjithashtu Stoltenberg u ndal dhe tek sulmet në Veri të Kosovës, ku tha se për të garantuar një ambient të sigurt NATO ka shtuar qindra trupa ushtarake.

“Si rezultat i sulmeve që kemi parë në Kosovë vitin e fundit, NATO ka rritur prezencën. NATO është aty për të siguruar ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë komunitetet dhe kemi shtuar qindra trupa që të sigurohemi që të përmbushim mandatin e marrë nga Kombet e Bashkuara”, ka nënvizuar Stoltelberg.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?