English

Strasburgu dënon Shqipërinë me 15 mijë euro për keqtrajtimin e një të sëmuri mendor

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shteti shqiptar duhet t’i paguajë një të burgosuri dëmshpërblim prej 15 000 eurosh.

- Advertisement -

Ky vendim është marrë nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, pas ankesës së paraqitur nga shtetasi Arben Strazimiri.

I arrestuar në 2008-n për vrasje të mbetur në tentativë dhe të paramenduar, Gjykata e Tiranës e liroi 47-vjeçarin nga përgjegjësia kriminale për shkak të skizofrenisë dhe urdhëroi trajtim të detyrueshëm spitalor në një institut mjekësor.

Por në vend të zbatimit të urdhrit të gjykatës, ai u dërgua në burgun e Krujës, ndërsa në 2011 u transferua në burgun spitalor të Tiranës.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut konstatoi se Strazimiri kishte pësuar trajtim çnjerëzor ose degradues për shkak të kushteve nën standarde të jetesës në spitalin e burgut dhe kishte marrë kujdes joadekuat psikiatrik, i cili kryesisht përfshinte përdorimin e ilaçeve psikotrope, e jo psikoterapike.

Ndër të tjera, Gjykata e Strasburgut i kërkon Shqipërisë që të adresojë problemin e mungesës së institucioneve mjekësore për personat me sëmundje mendore, të cilët kanë një urdhër nga gjykata që marrin trajtimin e duhur për gjendjen e tyre shëndetësore.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?