English

Strategjia e re kundër korrupsionit, në fokus pronat, shëndetësia, tatimet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin,Adea Pirdeni prezantoi këtë të hënë një strategji e re ndërsektoriale kundër korrupsionit për vitet 6 vitet e ardhshme.

- Advertisement -

Kjo strategji ka në fokus të veçantë sektorët vunerabël ndaj korrupsionit, aty ku ka më shumë denoncime nga qytetarët.

“Kjo strategji do të ketë një fokus të përqendruar në ato të cilat konsiderohen si sektorët më vunerabël ndaj korrupsionit, përfshirë këtu pronat, tatimet, doganat, shëndetësia, arsimi dhe në nivel horizontal prokurimet publike dhe kontratat publike. Përgjatë kësaj kohe të gjitha ankesat, denoncimet fokusohen në këto fusha të cilat janë të ndjeshme jo vetëm për qytetarët por edhe për biznesin.” –deklaroi ministrja.

Strategjia ka një çmim. 1.2 miliardë lekë që do të shkojnë për fazën kryesore atë të parandalimit të korrupsionit.

Për ndëshkimin e tij janë përcaktuar 282 milionë lekë, ndërsa 42.4 milionë lekë do të përdoren për ndërgjegjësim.

Fatura finale luftës së re antikorrupsion do të mbulohet nga buxheti i shtetit, por edhe grantet private.

LEXONI GJITHASHTU:

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?