Një kamp i përkohshëm me tenda po strehon rreth 100 të pastrehë në kryeqytetin e Filipineve, Manila, si pjesë e masave që ka marrë qeveria për të penguar përhapjen e coronavirusit COVID-19.
“Shumë prej tyre janë të pastrehë që kanë jetuar më Manila. Të tjerët janë punëtorë nga provincat aty pranë”, tha Lourdes Penalosa për Reuters, një punonjëse sociale te streha.
Bashkia ofron gjithashtu ushqimin dhe kabina për kujdes personal.
Qendra është ngritur që në datën 15 mars, kur në Manila nisën kufizimet e qarkullimit. Nga 100 tenda të ngritura, deri tani janë përdorur vetëm 60.
Drejtoria e Zhvillimit Shoqëror, e cila menaxhon qendrat, tha se do të vazhdojnë të strehojnë personat e pastrehë derisa të mbarojë peridha e karantinimit, në muajin prill.
Deri më tani, ishujt filipine kanë pasur 396 raste personash të infektuar, dhe 33 vdekje.