English

Struga vendos rregull, ndalon shëtitjen me bikini në qytet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Së fundmi Komuna e Strugës në Maqedoninë e Veriut ka marrë një masë interesante lidhur me pushuesit që lëvizin në qytet. Ata nuk do të lejohen që të jenë me rroba banjo kur shëtisin në qytet.

- Advertisement -

“Respektimi i rendit publik!

Me qëllim respektimin e rendit publik, sidomos gjatë sezonit veror turistik, përgjatë shëtitores qendrore (prej te Ura e Qarshisë dhe deri te Tregu i Gjelbër), ndalohet shëtitja me bikini dhe brekë plazhi gjatë gjithë ditës.

I lusim të gjithë mysafirët dhe turistët, të cilët po freskohen në liqen apo te Drini i Zi, që t’i respektojnë rregullat e mirësjelljes dhe të rendit publik, duke mos shfaqur lakuriqësi në sipërfaqe dhe hapësira publike.

Sjellja juaj është imazhi i qytetit, prandaj të mundohemi të gjithë bashkërisht ta ruajmë imazhin pozitiv të një destinacioni turistik siç është Struga”,-thuhet në postimin e komunës në Facebook.

Edhe qyteti i njohur turistik italian, Sorrento, vitin e kaluar vendosi të gjobisë të gjithë personat që do të lëviznin në rrugët e qytetit me bikini.

Turistët me bikini ishin kthyer në shqetësim për banorët vendas dhe si rezultat do të gjobiteshin për 500 euro nëse do të shkelin këtë rregull. Bashkia e qytetit e konsideronte si sjellje të pahijshme në publik, gjë që mund të dëmtonte imazhin e qytetit.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?