English

Studentët përplasen me policinë gjatë protestës në Korçë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia ka tentuar të pengojë protestën e studentëve në Korçë, të cilët po ngrenë zërin kundër rritjes së çmimeve.

- Advertisement -

Qindra studentë kanë bojkotuar mësimin dhe nga Universiteti Fan S. Noli i janë drejtuar Katedrales, me pankarta në duar e thirrje për uljen e çmimeve.

Policia është përpjekur t’i shpërndajë studentët, por ata nuk janë bindur, duke vijuar protestën.

Arsyet e protestës janë rritja e çmimit të naftës dhe rritja e çmimit të biletave të transportit për studentët që udhëtojnë çdo ditë nga zonat përreth në Korçë, për të ndjekur studimet.

Prej dy ditësh po zhvillohen protesta kundër rritjes së çmimeve në Tiranë, Durrës, e Korçë, ku pjesë e kauzës u bënë qytetarë të shumtë. Gjithashtu, në protestë të enjten dolën fermerët e Devollit dhe Myzeqesë.

Protestat do të vijojnë edhe sot, me punonjësit e taksive që kanë lajmëruar protestë përpara kryeministrisë në orën 11, pasi profesioni i tyre preket drejtpërdrejt nga rritja e çmimit të naftës.

Çmimi i naftës ka pësuar rritje ditët e fundit, por shqetësuese është edhe rritja e çmimit të produkteve të shportës, që ka krijuar pasiguri të qytetarët.

Qeveria nuk ka paraqitur ende një plan për përballimin e rritjes së çmimeve, veç paralajmërimit për “të kursyer” dhe ultimatumeve ndaj furnizuesve të naftës që të mos rrisin çmimet duke përfituar nga kriza globale në kurriz të qytetarëve.

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?