English

Studentja 22-vjeçare nga Brazili arrin të prodhojë energji elektrike nga letra

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një studente në Universitetin e Brazilit ka arritur të shpikë një mënyrë të re për të gjeneruar energji elektrike nga letra, grafiti dhe avulli.

- Advertisement -

Kelly Moreira, 22-vjeçarja nga Universiteti Federal Santa Catarina rrëfeu eksperiencën e saj për agjencinë e lajmeve Reuters.

Duke bashkuar së bashku 20 copë katrorë letre të pikturuar me grafiti, Moreira ishte në gjendje të furnizonte deri në 60 llamba LED.

Kostoja e materialeve për të gjeneruar këtë sasi të energjisë vlerësohet në rreth 5 cent. Mekanika që qëndron pas shpikjes është e thjeshtë, por e fuqishme.

Energjia prodhohet nga molekulat e ujit të pranishme në ajër në formën e avullit. Kjo është kapur më pas me letrat me grafiti, që janë grumbulluar së bashku. Nga kjo, më pas gjenerohet elektricitet.

Edhe pse është ende në fazat fillestare, Moreira shpreson që ideja që qëndron pas shpikjes mund të përdoret për objekte më të mëdha, siç janë shtëpitë.

Mundësia e përdorimit të këtyre materialeve dhe çmimi i ulët mund të kenë një ndikim të madh në prodhimin e elektricitetit  për komunitetet e varfra në të gjithë botën.

“Përdorimi i këtyre baterive në komunitet, për shembull me llamba LED, do të më sillte aq shumë kënaqësi. Kjo do t’i ndihmonte njerëzit të kishin qasje në ndriçim me kosto të ulët”, u shpreh studentja.

Edhe pse është një zbulim shumë i rëndësishëm, profesori Moreirës ka rezerva.

Ai nuk beson se kjo mënyrë do të zëvendësojë burimet e tjera të energjisë, por në ditët e sotme burimet shtesë të energjisë së rinovueshme janë gjithnjë të mirëpritura.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?