Studiuesit nga Shkolla e Shëndetit Publik të Imperial College London, në bashkëpunim me shkencëtarët e Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit në Brazil dhe në Portugali, analizuan të dhënat për rreth 198,000 njerëz të moshës 40-69 vjeç, shëndeti i të cilëve u monitorua gjatë një dekade, veçanërisht në lidhje me diagnozën e 34 llojeve të ndryshme të kancerit dhe mundësinë e vdekjes prej tyre. Gjatë studimit, rreth 16,000 njerëz patën tumore nga kanceri dhe 4,000 vdiqën prej tij.
Konsumimi i shpeshtë i ushqimeve shumë të përpunuara shoqërohet me një rrezik të shtuar të kancerit, veçanërisht në lidhje me tumoret gjinekologjike, tregon një studim i ri shkencor ndërkombëtar.
Ushqime të tilla janë ato që kanë pësuar një përpunim të konsiderueshëm gjatë prodhimit të tyre, si pijet e gazuara, buka e ambalazhuar, ushqimet e gatshme, drithërat etj.
Shpesh produkte të tilla janë relativisht të lira, të përshtatshme për t’u konsumuar dhe promovuar përmes marketingut të fortë. Në të njëjtën kohë, megjithatë, ato zakonisht kanë një sasi më të madhe të kripës, yndyrave, sheqerit, aditivëve artificialë dhe substancave të tjera.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Nuk mbroj pronat e Saliut që të shkoj në protestë”, flet qytetari në Tiranë
- Ekspertja: Duhet të punosh 1 vit në Shqipëri për të blerë 1 m katror të apartamentit