English

Studimi i ISHP 1 në 3 fëmijë 6-15 vjeç nuk hanë mëngjes. Ylli: Ndikon në obezitet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një e treta e fëmijëve 6- 15 vjeç shkojnë në shkollë pa ngrënë mëngjes, Të dhënat e studimit mbi sjelljet e shëndetshme të fëmijëve të realizuar nga ISHP nxjerrin në pah se me rritjen e moshë, rritet edhe përqindja e fëmijëve që eliminojnë vaktin kryesor të ditës për to.

- Advertisement -

Tendenca më e madhe për të mos konsumuar mëngjes, është tek fëmijët obezë apo dhe vajzat në moshën e adoleshencës. Alban Ylli specialist i ISHP tha për Euronews Albania, që ky fenomen ka pasoja për të vegjlit.

“Fëmijët nuk duhet ta lënë mëngjesin. Nëse tek një I rritur lënia e mëngjesit mund të jetë pa pasoja, madje ndikon në rënien nga pesha, tek fëmijët kjo mund të jetë problematike, studime tregojnë se fëmijët që nuk hanë mëngjes kanë prirje për obezitet”,-tha Alban Ylli, ISHP.

Por eliminimi i mëngjesit, sipas studimin, bën që fëmijët ta nisin ditën pa energji, të jetë të papërqendruar në shkollë dhe të ndikojë në rezultatet e tyre në mësime. Nga ana tjetër raporti thekson se me evitimin e mëngjesit, shtohet propabiliteti i marrjes se ushqimeve të gatshme. 56% ë fëmijëve kanë vetë deklaruar se nuk marrin ushqim nga shtëpia por blejnë në dyqan, kryesisht fastfood dhe pije me gaz.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?