Coronavirusit të ri i duhen mesatarisht 5.1 ditë të shfaqë simptomat që nga infektimi, zbuluan së fundmi kërkuesit. Sipas tyre kjo do të thotë se periudha 14-ditore e karantinimit është një periudhë e arsyeshme kohe për të monitoruar individët për zhvillimin e saj.
Studimi i ri u drejtua nga kërkuesit e Shkollës së Shëndetit Publik Johns Hopkins Bloomberg.
Sipas analizave rreth 97.5% të njerëzve u duhen 11.5 ditë kohë për të shfaqur simptomat e SARS-Cov-2. Për çdo 10,000 individë në karantinë për 14 ditë, vetëm rreth 101 prej tyre shfaqin simptoma pasi kanë dalë nga karantina.
Për studimin, kërkuesit analizuan 181 raste nga Kina dhe vendet e tjera të zbuluara përpara 24 shkurtit dhe u morën në shqyrtim datat e përafërta të ekspozimit dhe shfaqjes së simptomave.
Vlerësimi i saktë i periudhës së shfaqjes së virusit të ri e bën më të lehtë për ekspertët e shëndetit për të parashikuar dinamikat e sëmundjes dhe për të zbatuar masa efektive të kontrollit.
Deri më 9 mars, sëmundja infektoi në shkallë globale 109,000 persona dhe vrau 3,800 vetë.