English

Studimi i ri | Simptomat e coronavirusit shfaqen pas 5 ditësh, karantina 14-ditore e arsyeshme

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pacientët e coronavirusit i tregojnë simptomat pas pesë ditëve. Kështu thotë një studim i ri i publikuar nga shkencëtarët, që thonë se vendosja në karantinë për 14 ditë është një masë e arsyeshme.

- Advertisement -

Një vlerësim i kujdesshëm i periudhës së inkubacionit për një virus të ri e bën më të lehtë për ekspertët të parashikojnë dinamikën e epidemisë dhe për të gjetur një balancë mes masave radikale të kontrollit dhe eliminimit të përhapjes.

Deri të hënën, sëmundja kishte infektuar rreth 110 mijë persona dhe vrarë 3 mijë e 800 të tjerë.

Një analizë e infeksioneve të COVID-19 e kryer nga studiuesit në Shkollën e Shëndetit Publik Xhons Hopkins Blumberg zbuloi se periudha mesatare e inkubacionit është 5.1 ditë, më e gjatë se një ftohje tipike.

Studimi zbuloi se më pak se 2.5 për qind e të testuarve i shfaqnin simptomat brenda 2.2 ditëve, ndërsa 97.5 për qind brenda 11 ditëve e gjysmë.  

Ekspertët e shëndetit publik kanë përdorur një periudhë karantine 14-ditore bazuar në këto vlerësime dhe të dhënat e Xhons Hopkins sugjerojnë se periudha është e duhura për Koronavirusin.

Studiuesit vlerësojnë se për çdo 10 mijë individë në karantinë për 14 ditë, vetëm 101 prej tyre do të zhvillojnë simptomat pasi të pastrohen dhe lirohen.

“Bazuar në analizat tona, rekomandimi për 14 ditë monitorim ose mbajtje në karantinë është e arsyeshme, edhe pse brenda kësaj periudhe disa raste do të kalojnë pa u kapur në një aspekt afatgjatë”, deklaroi autori i studimit Xhastin Lesler, profesor i asociuar pranë Departamentit të Epidemiologjisë në Shkollën Blumberg.

Studimi shqyrtoi 181 raste të zbuluara përpara datës 24 shkurt, kur simptomat e virusit ishin të njohura.

Mund të lexoni gjithashtu:

Coronavirus: Kina fillon të heqë sanksionet, ndërsa SHBA prezanton lehtësime tatimore

Të infektuarit “Vip”, ministri francez preket nga virusi, presidenti portugez përfundon në karantinë

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?