Një mega-tsunam i shkaktuar nga një rrëshqitje dheu në Grenlandë bëri që Toka të vibronte për nëntë ditë, kjo sipas një studimi të ri.
Rënia e një maje mali 1.2 km të lartë (0.7 milje) shtatorin e kaluar bëri që uji në fjord më poshtë të lëvizte, duke shkaktuar dridhje drejt kores së Tokës, zbuluan studiuesit.
Për të demonstruar se si spërkatja e ujit vazhdoi për nëntë ditë, studiuesit rikrijuan këndin e rrëshqitjes së dheut duke përdorur një model matematikor.
Uji do të kishte lëvizur përpara dhe mbrapa çdo 90 sekonda, duke dërguar dridhje përmes kores së Tokës rreth planetit, duke shkaktuar një nga cunami më të mëdhenj në historinë e fundit.
“Studimi ynë i kësaj ngjarjeje nxjerr në pah në mënyrë të mahnitshme ndërlidhjet midis ndryshimit të klimës në atmosferë, destabilizimit të akullit të akullnajave në kriosferë, lëvizjeve të trupave ujorë në hidrosferë dhe kores së ngurtë të Tokës në litosferë,” -tha një prej studiuesve.
Fenomeni i ri i la shkencëtarët “plotësisht të hutuar”, tha bashkëautori i studimit Dr Stephen Hicks.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shpërthen vullkani në Indonezi, paralajmërim për cunami! Njerëzit urdhërohen të ikin
- VIDEO| Momenti kur Tajvani goditet nga tërmeti 7.4 Rihter