English

Studimi në Kinë zbulon se cilët persona janë më të rrezikuarit nga COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sipas një studimi paraprak në Kinë, personat me grupin e gjakut A mund të jenë më vulnerabël ndaj COVID-19 ndërsa ata me grup gjaku 0, mund të kënë një rezistencë më të lartë. Kërkuesit shkencor nga qytetit i Shenzenit të cilët po studiojnë epiqendrën e shpërthimit epidemik të COVID-19 në Wuhan, zbuluan se në një masë të madhe pacientët e grupit të gjakut A, rezultojnë më të lartë në numër infektimesh dhe vdekjesh se pacientët e grupeve të tjera.

- Advertisement -

Grupi kërkimor krahasoi grupin e gjakut të 2173 personash të infektuar me coronavirus, ndaj 3694 banorëve të painfektuar të Wuhanit, duke arritur në përfundimin se 31.16 % e banorëve të ëuhanit të paprekur kishin grupin e gjakut A, ndërkohë që 37.75% të pacientëve të infektuar ishin e po të njëjtit grup.

Ndërkaq, prej 206 personash që kishin humbur jetën nga virusi, 41% e tyre e kishin grupin e gjakut A, ndërsa të tjerët i përkisnin grupeve të tjera, ku grupi Zero përbënte vetëm 1/4 e rasteve.

“Personat e grupit A do duhet të marrin masa më të mëdha për parandalimin e shanseve infektimit” tha njëri prej kërkuesve për New York Post.

Megjithatë, grupi i kërkuesve shkencorë ka treguar kujdes duke e quajtur këtë një studim paraprak, duke sugjeruar se do duheshin më shumë hulumtime për të arritur rezultate dhe përgjigje më konkrete.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?