English

Stuhia e rërës pezullon fluturimet në Ishujt Kanarie

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një stuhi rëre masive që vinte nga Saharaja ka detyruar autoritetet e aeroportit që të pezullojnë fluturimet në Ishujt Kanarie.

- Advertisement -

Autoritetet spanjolle thanë se avionët janë devijuar drejt destinacioneve të tjera të afërta.

Institucionet arsimore janë mbyllur të hënën teksa qeveria rajonale tha se shpejtësia e erës mund të kapë 120 kilometra në orë.

Fenomeni i stuhisë, i njohur për vendasit si “calima”, është i aftë të ngrejë në ajër vorbulla rërë dhe pluhuri që nga Saharaja duke i transportuar 95 kilometra përtej brigjeve afrikane.

Të paktën 822 fluturime janë prekur.

“Shikueshmëria është shumë e ulët. Avionët që duhet të uleshin në pistat e ishujve janë devijuar drejt Spanjës, tha të dielën një zëdhënëse e firmës operatore të aeroportit, duke shtuar se ishte shumë herët për të thënë se mbi sa fluturime ka ndikuar”.

Në një postim në Twitter të dielën në mbrëmje, ministri i Transporteve Jose Luis Abalos falënderoi ishujt për solidaritetin e tyre, ndërsa autoritetet kanë thënë se “nuk e mbajnë se kur ka qenë kaq keq  transport ajror në ishujt Kanarie,” tha ai.

Kompania që drejton aeroportin ka pezulluar gjithë fluturimet e së shtunës për të gjitha fluturimet, dhe ato që nisen nga Tenerifet, sepse erë të forta e ulën shikueshmërinë për shkak të rërës që vinte Saharaja.

Aena tha të hënën në mëngjes se të gjitha aeroportet tashmë mund të operojnë me kapacitet të reduktuar por paralajmëroi pasagjerët që të kontrollojnë me kompanitë e tyre ajrore pasi ka ende disa fluturime që janë të pezulluar.

 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?