Suksesi i Kupës së Botës për Femra, Infantino për Euronews: Do barazojë të meshkujve

KOMENTE


SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ishte një turne që shtroi një terren të ri. Kupa e parë e Botës për femra e mbajtur për herë të parë në këtë kontinent do të bëjë që si fituesit edhe Australia me Zelandën e Re të mbahen mend për pritjen e pabesueshme deri në gjysmëfinalen që shënoi një rekord në shikueshmërinë televizive këtu në Australi. Ne folëm ekskluzivisht me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino dhe e pyetëm për trashëgiminë e këtij kampionati…

“Jam jashtëzakonisht i lumtur dhe shumë krenar. Kjo Kupë Bote për femra ishte më e mira e të gjitha kohërave. Atmosfera ishte fantastike; në stadiumet e mbushura, në rrugë, kudo. Njerëzit ishin të lumtur. Australia dhe Zelanda e Re kanë qenë dy vende pritëse fantastike. Kishim 2 miliardë teleshikues dhe 2 milionë spektatorë në stadiume. Shumë rekorde u thyen. Rezultate që nuk prisnim u arritën. Patëm 8 elementë të rinj, një kampion të ri bote. Çfarë doni më shumë?”, tha Gianni Infantino, president i FIFA-s, në një intervistë për Euronews.

Sam Ashoo, Euronews, Sidnej: Në këndvështrimin tuaj, cila është trashëgimia e këtij turneu?

- Advertisement -

Sinkron Gianni Infantino, president i FIFA-s: Mendoj se kjo Kupë Bote për femra ka pasur një efekt transformues në shoqëri, si në Australi edhe në Zelandën e Re. Këtë më thonë njerëzit që kam takuar. Edhe globalisht, njerëzit po e shohin futbollin e femrave në një mënyrë komplet tjetër pasi për shumë njerëz ishte ndoshta hera e parë që e panë dhe konstatuan se ishte një event sportiv i madh, me sportiste të mira, të afta dhe me kapacitete taktike, por edhe me shumë emocion dhe pasion. Njësoj si për burrat. Pa harruar atmosferën e gëzuar. Ndaj mendoj se kushdo që sheh futbollin e femrave, tani e sheh atë në një mënyrë tjetër. Kjo është pikërisht ajo që ne donim të arrinim dhe që këtej do të lëvizim në nivelin tjetër.

Sam Ashoo, Euronews, Sidnej: Në këtë pikë, nisur nga rekordet e thyera që kemi parë në këtë kompeticion, a mendoni se do të vijë një kohë kur shikueshmëria e kampionatit të femrave do të barazojë atë të Kupës së Botës për meshkuj?

Sinkron Gianni Infantino, president i FIFA-s: Mendoj se e ardhmja i përket futbollit të grave. Këtu nuk bëhet fjalë për marketing dhe as për lojëra fjalësh. Janë vetë faktet dhe shifrat që e tregojnë këtë. Dhe, siç e dini, gjysma e popullsisë së botës janë gra. Ndaj është e natyrshme që ky fenomen të rritet dhe të prosperojë. Dhe, dua ta theksoj, jo të gjitha kompeticionet për meshkuj mund të konkurrojnë me Kupën e Botës për femra. Ndaj, duke filluar nga kjo, mendoj se është hapur rruga që ky event të bëhet po aq i madh sa Kupa e Botës për meshkuj.

Presidenti i FIFA-s është i vendosur sa i takon të ardhmes së futbollit femëror. Prej këtej duket se ky turne ka ndryshuar mentalitetin për sportin. Vendi ku do të luhet Kupa e ardhshme e Botës duhet ende të caktohet, por shumë vende kanë dalë vullnetare dhe pritshmëritë janë që 2027-a të jetë një event edhe më i madh se ai që pamë këtu në Australi dhe Zelandën e Re….

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 














LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

“Nuk vendosim ne çfarë bën Greqia”, Xhomaka thirrje Ramës: Zgjidhni çështjen Beleri

Nënkryetari i OMONIA-s Jorgo Xhomaka, i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, foli në lidhje me veton e Shqipërisë ndaj Greqisë. Ai theksoi se duan zgjidhjen...

Bido sqaron pse Greqia e ka të pamundur të vendosë veto: Autogol, nuk ka aleatë

Ardit Bido, drejtor i Arkivave të Shqipërisë është shprehur se nuk e beson që Greqia do të vendosë veto ndaj vendit tonë, pasi për...

Veto e Greqisë, gazetari: Të dyja palët janë futur në llogore, Athina bëri presion

Gazetari Artur Bibe, në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, foli në lidhje me veton që Greqia ka thënë që do i...





TË FUNDIT

“Nuk vendosim ne çfarë bën Greqia”, Xhomaka thirrje Ramës: Zgjidhni çështjen Beleri

Nënkryetari i OMONIA-s Jorgo Xhomaka, i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, foli në lidhje me veton e Shqipërisë ndaj Greqisë. Ai theksoi se duan zgjidhjen...

Bido sqaron pse Greqia e ka të pamundur të vendosë veto: Autogol, nuk ka aleatë

Ardit Bido, drejtor i Arkivave të Shqipërisë është shprehur se nuk e beson që Greqia do të vendosë veto ndaj vendit tonë, pasi për...

Veto e Greqisë, gazetari: Të dyja palët janë futur në llogore, Athina bëri presion

Gazetari Artur Bibe, në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, foli në lidhje me veton që Greqia ka thënë që do i...

“E majta greke s’merret me Belerin”, Bibe: Mitsotakis kërkon vota, Rama po luan me..

Teksa ka mbajtur fjalimin e tij në Kongresin e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama komentoi për herë të parë vendosjen e vetos nga ana...

Mediat britanike: Bandat shqiptare “oferta” për festa, 5 mijë £ për kalim në Angli

Emigrimi i paligjshëm i emigrantëve shqiptarë drejt Britanisë së Madhe vijon të jetë një problem. Shumë të rinj shqiptarë rrezikojnë jetën për të shkuar...






 








Sondazh

A mendoni se Serbia mund të provokojë sërish konflikt në Kosovë?
×