English

U konfrontua fizikisht dhe verbalisht me deputetin e PD, reagon Dashnor Sula

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka reaguar për herë të parë pas përplasjes fizike dhe verbale që pati me kolegun demokratë Kreshnik Çollaku.

- Advertisement -

Përmes një deklarate për media, Sula thekson se tashmë duhen ndarë deputetët e opozitës nga ata që me opozitën i lidh vetëm mandati, por qëndrimet i kanë pro qeverisë.

Ai shton gjithashtu se nuk është marrë asnjëherë me asnjë deputet të opozitës, por thekson se mashtrimet dhe viktimizimin nuk i duron dot.

“Në ndihmë të arrogancës së mazhorancës, për të plotësuar qëllimet e PS për normalitet parlamentar u vetëofrua edhe një koleg deputet i djathtë. Që në nisje të Komisionit te Integrimit Evropian ia bëra të qartë kolegut duke iu drejtuar në konfidencë në emër që po plotëson kuorumin dhe po i shërben Partisë Socialiste. Por si përgjigje mora sharje dhe sjellje shpifëse nga i njëjti koleg që nga një foltore u viktimizua dhe foli për dhunë, njëlloj si Erjon Braçe apo të tjerë socialistë. Nuk jam marrë dhe nuk merrem me asnjë deputet të opozitës, por viktimizimin e rremë nuk mund ta pranoj dot. As keqpërdorimin nga mazhoranca nuk mund ta tolerojmë,” – deklaroi Sula.

Deklarata:

  • Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike prej dy muajsh kërkon me insistim në Parlament një të drejtë kushtetuese të mohuar në dhunim të kushtetutës nga mazhoranca, sa i përket kërkesës për Komisionet Hetimore dhe Reformën Zgjedhore.
  • Me bindje të plotë se qytetarëve u janë cënuar të dhënat personale dhe se janë fshirë fakte të lidhjeve kriminale të pushtetarëve, kërkojmë Komision hetimor për fshirjen e të dhënave të TIMS për ta provuar këtë gjë.
  • Të bindur se në aferën e madhe të sterilizimit dhe check-up janë vjedhur miliona euro të qytetarëve, kërkojmë hetim parlamentar për përfshirjen e pushtetarëve dhe ndaljen e abuzimeve.
  • Fondet e AZHBR kanë shqetesuar edhe Bashkimin Evropian por PS na e mohon te drejten per te provuar abuzimet përmes Komisionit Hetimor.
  • Tenderat janë dhënë në shkelje të ligjeve të vendit duke i shkaktuar dëm ekonomik qytetarëve, në kushtet e konfliktit të interesit dhe të paracaktuara. Edhe për këtë kërkojmë hetim parlamentar por në shkelje të rregulloreve dhe Kushtetutës edhe kjo na mohoet.
  • Kërkojmë të dëgjohemi për Reformën Zgjedhore, por sërish në shkelje të rregulloreve dhe ligjeve mazhoranca kërkon të zgjedh vetë opozitën, ta emërojë ajo atë.

Provokimi i kolegëve opozitarë, duke u bashkuar me deputetët socialist për ti bërë kuorumin e mbledhjes, është akti më i shëmtuar i dikujt që është në Kuvend me votat e opozitatëve. Në vend që të bashkohet me deputetët e opozitës për të drejtat kushtetuese të opozitës, i bashkohet korit të  rremë të socialistëve për dhunë imagjinare, që as ka ndodhur dhe as nuk do të ndodh.

Aksioni i opozitës në Kuvend po shërben edhe për të ndarë njëherë e përgjithmonë deputetët e opozitës dhe deputetët proqeveritar me mandat opozitar! Beteja për të drejtat kushtetuese të opozitës duhet të bënte bashkë çdo deputet të PD, por disa kanë zgjedhur të jenë në Kuvend ose për të bërë kuorumin e mbledhjeve ose për të shprehur gatishmërinë për të votuar ligjet e Edi Ramës. Zgjedhje e tyre, e respektoj, por të paktën mos shpifin për dhunë e mos bëjnë moral!

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×