English

“Sulm i tmerrshëm”, Donald Trump reagon për bombardimet ruse në Ukrainë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar pas sulmit me raketa ruse në qytetin Sumy, në verilindje të Ukrainës, i cili shkaktoi vdekjen e të paktën 34 personave dhe plagosjen e 117 të tjerëve.

- Advertisement -

Trump e cilësoi sulmin si një akt “të tmerrshëm” ndërsa shtoi se ishte informuar për një mundësi gabimi nga ana e rusëve, por theksoi se çdo sulm i tillë mbetet një akt tragjik.

“Unë mendoj se është e tmerrshme. Ata thanë që kishin bërë gabim, por pavarësisht kësaj, është një gjë e tmerrshme,” tha Trump gjatë një deklarate për mediat.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së gjithashtu ka reaguar, duke theksuar nevojën urgjente për bisedime për t’i dhënë fund luftës, që ka nisur në shkurt të vitit 2022.

“Sulmi raketor në Sumy është një kujtesë e qartë për rëndësinë e përpjekjeve të Presidentit Trump për të arritur një paqe të qëndrueshme,” u shpreh Brian Hughes, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, gjithashtu shprehu ngushëllimet për viktimat e sulmit dhe e cilësoi atë si një tragjedi që thekson nevojën për t’i dhënë fund luftës dhe për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.

Në lidhje me sulmin, raportimet thonë se të paktën 34 persona humbën jetën dhe 117 të tjerë, përfshirë 15 fëmijë, u plagosën.

Ushtria ruse ka goditur qytetin me dy raketa balistike në orën 10:15 të mëngjesit të së dielës, kur shumë qytetarë ishin mbledhur për të festuar Dielën e Palmave.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?