Dy persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën në një të shtëna në Uashington, DC, të dielën herët në mëngjes, tha policia.
Sipas CNN të shtënat u raportuan rreth orës 3 të mëngjesit pranë kryqëzimit të 7th dhe P St., NW, pranë Qendrës Rekreative Kennedy, sipas Departamentit të Policisë Metropolitane.
Viktimat janë transportuar në spitalet lokale, tha ndihmës shefi ekzekutiv i policisë Metropolitane Jeffrey Carroll në një konferencë për media. Nuk kishte asnjë informacion për kushtet e tyre.
Është e paqartë se kush hapi zjarr apo çfarë çoi në të shtënat. Policia nuk ka njoftuar për arrestime apo emërime të ndonjë të dyshuari për rastin.
“Ne po i kërkojmë kujtdo që mund të ketë ndonjë informacion në lidhje me këtë incident ose mund të ketë qenë dëshmitar i tij, të kontaktojë Departamentin e Policisë Metropolitane,” tha ndihmës shefi ekzekutiv i policisë
LEXONI GJITHASHTU:
- Sulm me armë në një restorant në SHBA, të paktën 22 të vdekur
- Sulm me thikë në shkollë në Itali, adoleshenti godet disa herë mësuesen