Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla deklaron se sulmet ndaj zyrtarëve policorë në veri të Mitrovicës janë nxitur për shkak të vendosjes së ligjshmërisë në atë pjesë dhe kanë qëllim destabilizimin e vendit.
Gjatë raportimit në Komisionin për Siguri, ministri tha se autoritetet po punojnë intensivisht në hetimin e këtyre sulmeve.
Në periudhën 13-26 prill, Policia e Kosovës ka regjistruar gjashtë sulme ndaj saj.
Duke raportuar në Komisionin për Siguri, Sveçla paraqiti edhe arritjet sipas tij gjatë 1 viti qeverisjeje.
“Gjatë vitit të parë qeverisës janë realizuar 1000 operacione policore dhe janë goditur 50 grupe kriminale. Si pasojë e kësaj janë ngrirë rreth 14 milionë euro”, u shpreh ministri.
LEXONI GJITHASHTU:
- Sulmohet sërish policia në veri të Kosovës
- Policia e Kosovës konfirmon sulmin ndaj saj në veri
- KFOR dënon sulmet në Veri: Të gatshëm të ndihmojmë policinë e Kosovës