English

Sulmet në Zaporizhja, Grossi: Bota është rrezikshëm afër një aksidenti bërthamor

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ambasadori i Ukrainës në OKB Serhiy Kislytsa akuzoi Rusinë për një “operacion të mirëplanifikuar të flamurit të rremë” që kërcënon termocentralin bërthamor të pushtuar nga Rusia në Zaporizhja, ndërsa të dy vendet shkëmbyen akuza në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për sulmet e supozuara në termocentralin më të madh bërthamor në Evropë.

- Advertisement -

Termocentrali bërthamor në Zaporizhja thuhet se pësoi të paktën tre goditje direkte më 7 prill dhe një tjetër sulm me dron në një qendër trajnimi aty pranë më 9 prill.

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) Rafael Grossi tha, pa fajësuar, se sulmet “të pamatur” e kishin sjellë botën “në mënyrë të rrezikshme pranë një aksidenti bërthamor”.

“Më lejoni ta bëj të qartë. Dy vjet luftë po vendos një barrë të rëndë në sigurinë bërthamore të termocentralit”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×