English

Sulmi kibernetik, rikthehen faqet e ministrive dhe sistemi i fiskalizimit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“Kunderofensiva e AKSHI-t dhe aleateve ndaj sulmit kibernetik po ecën me ritme të shpejta dhe në përputhje me planin e emergjencës”.

- Advertisement -

Kështu njofton Kryeministria në lidhje me sulmin kibernetik në Shqipëri, ku nënvizoi se faqet zyrtare të ministrive dhe sistemi i Fiskalizimit janë rikthyer në funksion të plotë brenda 12 orësh.

Që prej ditës së djeshme është kthyer në funksion të plotë edhe faqet e institucioneve:

  •  Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit rrugor me sistemin e lejeve të drejtimit dhe sistemin e targave.
  • Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.
  •  Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor me sistemin e recetës elektronike.
  • Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore me sistemin e barnave.

Ndërkohë në njoftim nënvizohet se po punohet me intensitet për kthimin një e nga një të të gjitha shërbimeve që ofrohen në e-albania dhe rikthimin në funksionalitet të plotë të sistemeve të tjera.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?