English

Sulmi mbi bazën amerikane në Irak, dhjetëra ushtarë kanë pësuar dëmtime në tru

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pentagoni ka pranuar së fundmi, se sulmi ushtarak i Iranit mbi bazën ajrore amerikane në Irak, ka lënë 34 ushtarë me dëme të konsiderueshme në tru.

- Advertisement -

Menjëherë pas sulmit të 8 janarit, që erdhi si pasojë e vrasjes së gjeneralit Qassem Soleimani, presidenti i Shteteve të Bashkuara tha në Twitter se nuk kishte pasur as viktima e as të plagosur nga ushtria amerikane.  

Por, sipas zëdhënësit të Pentagonit Jonathan Hoffman, nga 34 të plagosurit gjysma e tyre është kthyer në detyrë.

Ushtria tha se simptomat nuk u raportuan menjëherë pas sulmit dhe në disa raste u bëmë të dukshme vetëm disa ditë më pas. Shumë prej tyre qenë të pozicionuar nëpër bunkerë, përpara se një duzinë raketash balistike të shpërthenin mbi to, duke shkatërruar disa pjesë të bazës.

Pas raportimeve të para se disa ushtarë qenë plagosur, Trump i cilësoi si “dhimbje koke të thjeshta dhe tha se rastet nuk ishin aq seriozë sa lëndimet siç janë humbja e gjymtyrëve”.

Njoftimi i Hoffman për 34 të plagosurit e diagnostikuar me “dëmtim traumatik të trurit” ishte përditësimi i fundit mbi numrin e të lënduarve nga sulmi me raketë i Iranit mbi bazën ajrore Ain al-Asad në perëndim të Irakut që nga 17 janari, kur Pentagoni tha se 11 anëtarë të shërbimit ishin nxjerrë nga Iraku për shkak të simptomave të tronditjes në tru.  

Shtetet e Bashkuara nuk kanë sistem mbrojtës nga sulmet me raketë në bazën ajrore ku ndodhi sulmi. Hoffman tha të premten se vendosja e disa sistemeve anti-raketë në Irak është duke u parë si mundësi nga komandantët e ushtrisë.

Vazhdimisht presidenti Trump ka mohuar për të plagosur, një rezultat tha ai që e çoi drejt vendimit për të mos iu kundërpërgjigjur më tej Iranit çka do rrezikonte një përshkallëzim të konflikti.  

Disa anëtarë të Kongresit kanë ushtruar presion mbi Pentagonin duke i kërkuar më shumë informacion për ushtarët që kishin pësuar dëmtime në tru.

“Qëllimi është të jemi sa më transparentë të jetë e mundur, të jemi të përpiktë dhe t’i japim amerikanëve informacionin më të mirë për sakrificën e jashtëzakonshme që ushtarët tanë po bëjnë”, tha Hoffman.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?