Shkrimtari Salman Rushdie u sulmua të premten në Nju Jork gjatë fjalës së tij në një amifteatër.
Agresori e goditi me thikë disa herë dhe sot autori nuk mund të flasë, madje rrezikon humbjen e shikimit në njërin sy.
Ndërsa Rushdie mjekohet në spital, shkrimtari Ylljet Aliçka e konsideron ngjarjen një “atentat ndaj fjalës së lirë”.
“Rasti i Salman Rushdies është që vetë ai, i lodhur jeta nga klandestinitet ta quajmë, i fshehur, deri në vitin 2019, mendoi që do të ishte zvogëluar rreziku,” – komentoi Aliçka i cili pohoi se obskurantizmi fetar është ende gjallë.
Sipas tij është fryma e ngritur ajo që çoi deri në sulmin ndaj shkrimtarit.
Rushdie është kërcënuar me vdekje për shkak të punës së tij gjatë një karriere letrare pesë dekadash.
Shumë nga librat e 75-vjeçarit kanë qenë jashtëzakonisht të suksesshëm, me romanin e tij të dytë, ‘Midnight’s Children’, që fitoi çmimin Booker në 1981, shkruan BBC.
Por ishte romani i tij i katërt, ‘Vargjet Satanike’ (The Satanic Verses), i botuar në 1988, që u bë vepra e tij më e diskutueshme, duke sjellë trazira ndërkombëtare të paprecedentë në përmasa. Ndaj Rushdie u bënë kërcënime me vdekje, ndaj ai u detyrua të fshihej pas publikimit të tij dhe qeveria britanike e vendosi autorin nën mbrojtjen e policisë.
LEXONI GJITHASHTU: