English

Sulmi në Gjermani, besimtarët myslimanë shprehen se janë të pasigurt

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pjesëtarët e komunitetit mysliman në Gjermani i kanë bërë thirrje qeverisë  të veprojë kundër radikalizmit të ekstremit të djathtë dhe racizmit.

- Advertisement -

Kjo erdhi si pasojë e sulmit të bërë në dy lokale të Hanaut ku mbetën të vrarë 9 persona dhe raportohet se 5 prej tyre ishin të besimit mysliman.

Për të biseduar rreth kësaj çështje në Hanau anëtarët myslimanë  u mblodhën në një xhami lokale e ndërsa në Berlin u mbajt një konferencë për shtyp.

Qytetarët myslimanë të Hanaut u shprehën të frikësuar.

 “Qeveria është e përfshirë në këtë mes. Duket sikur ata duan ta mbulojnë vrasësin por ne nuk do ta lejojmë të ndodhë. Shumë njerëz të pafajshëm u vranë dhe kjo nuk është e drejtë. Qeveria duhet të vij këtu dhe të bisedoj me viktimat. Pas kësaj, ata do të përballen me pasoja të vështira”,  tha një besimtar mysliman.

Ngjarje të tilla kanë ndodhur dhe më parë në shtetin Gjerman, ku të përfshirë kanë qenë anëtarët e komunitetit mysliman.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?