Një burrë që akuzohet se ka hyrë në një xhami të Oslos, kryeqytetin e Norvegjisë, pasi vrau më parë motrën tij nga nëna me armë gjahu, është akuzuar zyrtarisht nga prokuroria për vrasje dhe vepra terroriste.
Në gusht, Philip Manshaus akuzohet se ka vrarë Zhangjia Ihle-Hansen, motrën e tij nga nëna, përpara se të kryente sulmin në xhaminë Qendra Islamike e Al Nurit.
22-vjeçari hyri në xhaminë e Oslos i armatosur “me qëllimin që të vriste sa më shumë myslimanë që të ishte e mundur”.
Pas gjashtë të shtënave nga të cilat fatmirësisht nuk u lëndua njeri, ai arriti të vihej poshtë nga tre besimtarë që ishin duke u përgatitur për festimet e Eid al-Adha.
Një person u plagos lehtë pasi iu hodh të dyshuarit brenda xhamisë dhe e mbajti deri sa erdhi policia.
Manshaus dyshohet se ka vrarë motrën e tij 17 vjeçare Johanne Zhangjia Ihle-Hansen duke shtënë mbi të 4 herë, ka deklaruar prokuroria.
Ai e qëlloi atë tre herë në kokë dhe njëherë në kraharor me armë gjahu në shtëpinë e tyre në periferi të Oslos.
Pasi sulmoi dhe vrau motrën e tij, Manhaus shkoi në xhami, teksa mbante të veshur një helmet me një kamera të vendosur në të dhe një jelek antiplumb, sipas listës së akuzave që kishte siguruar Associated Press.
I armatosur me armë gjahu dhe çifte, Manhaus qëlloi katër herë me çifte në një derë xhami përpara se të sulmohej nga një nga burrat që ndodheshin tek xhamia. Gjatë përleshjes, Manshaus qëlloi dhe dy herë, por pa lënduar kënd.
Gjyqi pritet të nisë në 7 maj në Oslo.
Mediat norvegjeze kanë raportuar se Manhaus ishte frymëzuar nga një sulm që kishte ndodhur në mars të vitit 2019 në Zelandën e Re, kur një person i armatosur hyri në dy xhami duke vrarë 51 persona dhe në gusht të 2019-s në El Paso të Teksasit kur një agresor që kishte në shënjestër hispanikët dhe la të paktën 22 të vdekur.