Të paktën 11 persona janë vrarë dhe 30 janë plagosur në një sulm rus në rajonin Donetsk të Ukrainës, sipas autoriteteve ukrainase. Raportohet se janë dëmtuar edhe tetë ndërtesa banimi dhe një ndërtesë administrative
Kjo vjen pasi Donald Trump tha se po “konsideronte fuqimisht” sanksione dhe tarifa në shkallë të gjerë ndaj Rusisë, për të cilën ai tha se “po ‘e mposht’ absolutisht Ukrainën në fushën e betejës”.
SHBA pezulloi ndihmën ushtarake për Kievin këtë javë, duke përfshirë ndarjen e inteligjencës
Vendimi i presidentit të SHBA-së, Donald Trump për të ndalur shkëmbimin e inteligjencës me Kievin, ka ngjallur shqetësime në Ukrainë se sulmet me raketa ruse tani mund të godasin qytetet pa paralajmërim paraprak.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Diktator”- Politikani francez sulmon Trump, e krahason me perandorin famëkeq romak
- “Diktator”- Politikani francez sulmon Trump, e krahason me perandorin famëkeq romak