English

Sulmohet baza ushtarake amerikane në Kenia

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Automjete dhe avionë luftarakë amerikanë janë shkatërruar në një sulm nga ekstremistët e al-Shababit në një bazë ushtarake në Kenia, kanë raportuar autoritetet vendase.

- Advertisement -

Nuk ka raportime për të lënduar amerikanë apo vendas në Kampin Simba, në qarkun Lamu pranë kufirit me Somalinë.

Kampi ka një personel prej rreth 100 amerikanësh, sipas shifrave zyrtare të Pentagonit.

Një shtëllungë tymi u ngrit mbi bazë pas sulmit. Ushtria e Kenias ka lajmëruar se të paktën 4 prej sulmuesve janë vrarë.

Al-Shabab, është një grup terrorist i lidhur me al-Kaedën me bazë në Somali dhe është përgjegjës për një sërë sulmesh në Kenia. Grupi ekstremist ka qenë pre e disa sulmeve ajrore gjatë presidencës së Donald Trump.

Sulmi i fundit vjen vetëm një javë pasi i njëjti grup kreu një sulm me bombë në Mogadishu ku humbën jetën 79 persona.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?