Të paktën katër ushtarë irakenë u plagosën pasi disa raketa e goditën bazën ajrore Balad në veri të Bagdadit, e cila strehon forcat amerikane, raporton Reuters.
Raketat ranë në një pistë brenda bazës ushtarake.
Njoftimi fillimisht u dha nga ushtria irakiene, vetëm pak kohë pas shpërthimit duke njoftuar se 8 raketa ishin hedhur në bazën Balad.
Udhëheqësi i grupit militant libanez, Hezbollah, tha se sulmi ndaj bazës irakiane që strehonte trupat amerikane, ishte vetëm fillimi i përgjigjes hakmarrëse ndaj vrasjes së gjeneralit të lartë të Iranian.
“Amerikanët duhet të heqin bazat e tyre, ushtarët, oficerët dhe anijet nga rajoni ynë.
Ata duhet të largohen, alternativa do të jetë e ndryshme nga sa thashë të dielën e kaluar, alternativa e të shkuarit vertikalisht (të gjallë) do të shndërrohet në të larguarit horizontalisht (në arkivole)”-tha ai.
Zyrtarët irakenë të sigurimit deklaruan më parë për AFP-në se 90% e trupave amerikanë të vendosur në bazë ishin evakuuar.
Që nga fundi i tetorit, dhjetëra raketa janë qëlluar në bazat irakiane që strehojnë ushtarë amerikanë, duke vrarë një nënkontraktues amerikan në 27 dhjetor. Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar grupet e armatosura pro iraniane të Irakut për të shtënat.