English

Sulmuan një 48-vjeçar me sende të forta, 2 të arrestuar dhe 4 të tjerë në kërkim

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të përfshirë në sulmin ndaj 48-vjeçarit Adriatik Roshi në një berberhane, ndërsa katër të tjerë janë shpallur në kërkim.

- Advertisement -

Ngjarja ndodhi më 5 janar 2025, në rrugën “29 Nëntori”, ku Adriatik Roshi 48 vjeç, u sulmua dhe u godit me sende të forta nga gjashtë persona, për motive që ende nuk janë bërë të qarta. Adriatik Roshi ndodhet në reanimacion në spitalin e Traumës, i cili ka dëmtime në pjesën e kokës dhe në gjymtyrë.

Si rezultat i operacionit “Details”, policia ka arrestuar 24 vjeçarin Gani Koçeku dhe 31-vjeçarin Ledio Tusha.

Nga ana tjetër, në kërkim janë shpallur: Ronald Koçeku, Luçiano Koçeku, Dino Koçeku dhe Gëzim Koçeku.

Gjatë kontrolleve në banesat dhe automjetet e përdorura nga të dyshuarit, policia ka sekuestruar: Një armë zjarri pistoletë me leje, e gjetur në banesën e Ledio Tushës, një armë gjahu e gjetur në banesën e Dino Koçekut, dy automjete të dyshuara si të përdorura në ngjarje dhe disa veshje që autorët dyshohet se kanë mbajtur gjatë sulmit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?