English

Surpriza në Europa League, Man. United barazon në Belgjikë, Ajaks humbet ndaj Getafes

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të enjten janë zhvilluar ndeshjet e para të Europa League në fazën me eliminim direkt, teksa pjesa më e madhe e skuadrave që konsiderohen pretendente në këtë kompeticion kanë arritur që të marrin fitoren në takimet e para, megjithatë nuk munguan as surprizat.

- Advertisement -

Arsenalit i mjaftoi një gol i Lakazet në fundin e ndeshjes ndaj grekëve të Olipiakosit. Topçinjtë nuk e patën aspak të lehtë në Pire, por kjo fitore i afron me kualifikimin.

Minimalisht arriti që të fitonte dhe Roma në Olimpiko ndaj belgëve të Gent. Italianët iu falën golit të Perez, që gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 13-të. Sukses të pastër arritën dhe anglezët e Wolvs, të cilët fituan 4-0 ndaj Espaniol dhe janë me një këmbë në fazën tjetër.

Interi vuajti jo pak në transfertë me Ludogorets, por golat e Eriksen dhe Lukakut, i japin qetësi skuadrës së Kontes për takimin e kthimit.

Surprizë mund të cilësohet vetëm humbja e Ajaks ndaj Gedafes. Edhe Mançester United nuk shkoi më larg se një barazim në takimin Klub Bryzh, megjithatë, gjithçka mbetet e hapur për skuadrën e Ole Gunar Solsjakajer, për në takimin e kthimit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?