Ministri i Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka publikuar këtë të mërkurë një tjetër provë që lidh shtetin e Serbisë drejtpërdrejt me aksionin terrorist kundër policisë së Kosovës.
Përmes një postimi në facebook Sveçla ka publikuar një dokument që ushtria serbe i ka dhënë grupit të armatosur me rastin e dorëzimit të një lansuesi grantash që shihet në fotot e mëposhtme.
Ministri i Brendshëm të Kosovës nënvizon se tashmë po mbështeten me fakte dhe prova se Beogradi qëndron pas sulmeve në Kosovë.
“Shtohen një pas një dëshmitë e lidhjes zyrtare mes shtetit të Serbisë dhe grupit terrorist që kreu vrasjen e policit Afrim Bunjaku dhe përgatitjen e aksionit kundër rendit kushtetues me qëllim destabilizimin e Republikës së Kosovës.
Ky dokument është vërtetim që ushtria e Serbisë i ka dhënë grupit me rastin e dorëzimit të lansuesit të granatave, që më pas u zu nga Policia e Kosovës në aksionin e 24 shtatorit.
Atë që e kemi deklaruar në vazhdimësi tash po e mbështesim edhe me fakte e dokumente të pakontestueshme se shteti i Serbisë mbështet këto grupe terroriste politikisht, financiarisht, logjistikisht”, shkruan Sveçla në facebook.
Ministri Brendshëm të Kosovës akuzoi të martën Milan Radoiçiçin, nënkryetarin e Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, se ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulmin në Banjskë.
Më 26 shtator, Sveçla ai publikoi një video të incizuar me dron, ku shihet Radoiçiç i armatosur brenda manastirit në Banjskë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rama për Kosovën: S’linjëzohemi me BE! T’i japin përgjigje zisë në Beograd
- Sveçla publikon foton: Pjesë e terroristëve të vrarë dhe truproja e Aleksandër Vulin
- Serbia në zi për terroristët. Flamujt ulen në gjysmë shtizë, qytetarët ndezin qirinj