“Zoti Meta ju thatë që do të largoheni nga presidenca më 24 korrik 2022. Ndërkohë ekziston një proces, kërkohet interpretimi i Komisionit të Venecias, është komisioni hetimor për veprimtarinë tuaj. Nëse merret një vendim dhe diskutohet në këtë parlament që ju thoni që është i paligjshëm, çfarë do të bëni?” – gazetarja Ilva Tare pyeti presidentin Ilir Meta të ftuar në studion e Euronews Albania.
Kreu i shtetit u përgjigj ironik duke thënë se [ata që duan ta shkarkojnë] mund të kërkojnë interpretimin e NATO-s dhe kujt të duan.
“Kjo është një histori e përfunduar, presidenti i republikës, Ilir Meta është deri më 24 korrik 2022 në zyrë dhe presidenca e Republikës së Shqipërisë, është një kështjellë deri në atë ditë me garanci të plotë, që vetëm mbron kushtetutën, mbron demokracinë,” u përgjigj z. Meta.
“Një kështjellë nga ku hidhen topa kundër mazhorancës?” e vazhdoi diskutimin znj. Tare.
“Një kështjellë e pamposhtur ndaj kujtdo që kërkon të dhunojë rendin kushtetues në Shqipëri,” e përfundoi arsyetimin presidenti.