English

“Ta pushkatojnë…”, flasin prindërit e 45-vjeçarit të arrestuar për ngacmim seksual

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prindërit e Aleks Agos, 45-vjearit nga Devolli i akuzuar për ngacmim seksual shprehen se djali i tyre është i pafajshëm e se kurrsesi nuk mund të ketë kryer një vepër të tillë.

- Advertisement -

Sipas Tomor Ago, të atit të të akuzuarit djali i tij u vet dorëzua pas thirrjeve të policisë ndërsa ai shton se nuk avokati mbrojtës ka komunikuar me të akuzuarin, i cili nuk ka pranuar akuzën.

“E prenë në besë, nuk vërtetuan asgjë, as palën tjetër nuk e morën të sqaroheshin. Unë s’kam folur me djalin. Ai se ka bërë atë kurrë në botë. Ata duhet të kishin marrë djalin bashkë me mjekun ligjor e po ta kishte bërë atë gjë mos ta sillte më. Edhe pushkatim ti bënin”,-tha babai i Agos.

Edhe nëna e 45-vjeçarit shprehet se nëse djali i saj ka ngacmuar seksualisht 15 vjeçarin duhet të dënohet, por sipas saj ai kurrë nuk do ta bënte keq të miturit.

Nga ana tjetër, nëna e Aleks Ago shprehet se, në rast të një vërtetësisë të kësaj akuze, djali i saj duhet të burgoset përjetë

“Të dënohet sa mos të mbajnë më. Tani ti bësh dhuratë një  fëmije një çokollatë se të erdhi keq se është pa baba e të përfundosh brenda… nuk jemi njerëz të atillë. Unë i lutem shumë të mos ma marr më qafë atë fëmijë, se ka një djalë sakat”,-tha nëna e 45-vjeçarit Aleks Ago.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?